PZAP i jep “vulë” vendimit të KQZ-së, nuk e certifikon një parti për të marrë pjesë në zgjedhje
dp

Lexo edheEkspertët ndërkombëtarë trondisin Maqedoninë: Nga 20 pacientë të operuar në zemër, 9 rezultuan se ishin operuar pa nevojë

Në vendimin e publikuar, PZAP-i shpjegon se ankesa është refuzuar si e pabazuar, duke theksuar se: “Parashtruesi i ankesës nuk ka arritur që të vërtetoj me asnjë provë të vetme se me këto veprime nga ana e KQZ-së, ka pasur shkelje të dispozitave ligjore të Ligjit për Zgjedhje apo të Rregullave Zgjedhore të KQZ-së.”, transmeton lajmi.net.
Sipas panelit, problemi kryesor ka qenë numri i nënshkrimeve të dorëzuara nga SDA për certifikim:
“Në platformë janë ngarkuar 1,181 nënshkrime, por 233 nuk ishin mbledhur sipas formularëve zyrtarë, duke lënë 930 nënshkrime të vlefshme, që nuk mjaftojnë për certifikim.”
Vendimi përfundon duke theksuar se barra e provës për të vërtetuar shkelje bie mbi ankuesin:

Lexo edheEkspertët ndërkombëtarë trondisin Maqedoninë: Nga 20 pacientë të operuar në zemër, 9 rezultuan se ishin operuar pa nevojë
“Vendosja e ankesat nga PZAP-ja mbështetet në dëshmi të qarta dhe bindëse.”
Ky vendim mbyll çështjen dhe SDA nuk do të mund të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin./lajmi.net/