BallinaSportPyeonChang: Kosova debuton nesër (Foto)

PyeonChang: Kosova debuton nesër (Foto)

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Përfaqësuesja e Kosovës pritet të debutoj nesër në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në PyeongChang të Koresë së Jugut.

Kosova përfaqësohet nga vetëm një sportist, skiatori Albin Tahiri i cili nesër do t’i ketë dy gara, shkruan IndeksOnline.

Tahiri me numër rendor 61, nesër do ta ketë garën e parë duke filluar nga ora 3 e 30 (orën tonë lokale), në disiplinën “Alpine Combined Downhill”. Kurse nga ora 7:00 (orën tonë lokale), garon në disiplinën “Alpine Combined Slalom”.

Favoritet për ta fituar këtë garë do të jenë: Thomas Dressen (Gjermani), Marcel Hirscher (Austri), Pavel Trikhichev (atleti Rus), Matthias Mayer (Austria) dhe Dominik Paris (Itali).

Historik:

Në Lojërat Olimpike të vitit 2014 që u mbajtën në Sochi të Rusisë, me medalje të artë në kategorinë “Alpine Combined Downhill” doli garuesi nga Zvicra, Sandro Viletta, të argjendtë Ivica Kostelic (Kroaci) dhe të bronztë Christof Innerhofer (Itali), vetëm ky i fundit do të merr pjesë në garën e nesërme.

Ndërsa në “Slalom”, në Sochi, i pari doli Mario Matt (Austria), i dyti Marcel Hirscher (Austria) dhe i treti Henrik Kristoffersen (Norvegjia)./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz