back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmePunëtori që e zuri dheu, në koma dërgohet për mjekim intenziv

Punëtori që e zuri dheu, në koma dërgohet për mjekim intenziv

Të ngjajshme

Punëtori 32 vjeçar, F.B nga Hajvalia e Prishtinës, (emër i njohur për redaksinë) që e zuri sot rrëshqitja e dheut në lagjen Dragodan, ka marrë lëndime të rënda trupore dhe ndodhet në koma. Doktori i QKUK-së Avdush Bajgora tha për Gazetën Express se 32 vjeçari po dërgohet për mjekim intenziv.

Sot rreth orës 14:00 F.B përderisa ishte duke punuar në një kanal pranë një objekti ndërtimor u zu nga rrëshqitja e dheut në lagjen “Dragodan të Prishtinës”.

Aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhet në koma. Këtë informacion e dha Avdush Bajgora nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

“Në gjendje të rëndë shëndetësore, po e çojmë në mjekim intenziv. Është në koma. Lëndime ka në tërë trupin”, tha Bajgora për Gazetën Express.

Ndryshe, në këtë lagje të Prishtinës ka pasur edhe në të kaluarën rrëshqitje të dheut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz