back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmePunëtori i Kompanisë ‘Pastrimi” vdes në vendin e punës

Punëtori i Kompanisë ‘Pastrimi” vdes në vendin e punës

Të ngjajshme

Petrol Company po sfidon tregun me çmime të ulëta të karburanteve

Çdo mëngjes kur zgjohesh, çmimet janë rritur. Çdo drekë...

Goretzka do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit

Aventura e Leon Goretzkas te Bayerni po vjen drejt...

Rrahje mes dy profesorëve në Ferizaj në korridorin e një shkolle, reagon Policia

Një incident i pazakontë ka ndodhur këtë mëngjes në...

Një punëtor i kompanisë “Pastrimi” ka humbur jetën si pasojë e shtypjes nga kamioni i kompanisë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 12:20 në rr. ‘’Isa Kastrati’’, në lagjen Mati, në Prishtinë. Rrethanat e këtij rasti tragjik ende nuk dihen.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar komandanti i Trafikut Regjional të Prishtinës, Milaim Fejzullahu.

’’Shoferi dhe dëshmitarët okularë janë marrë për intervistë nga Policia, por ende nuk është marrë ndonjë vendim për ta”, theksoi Fejzullahu.

“Ndërsa, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha komandanti i Trafikut Regjional të Prishtinës.

Ndërsa, zyrtari i kompanisë “Pastrimi”, Xhevat Xhaka, tha se viktima është S.A. (54 vjeç) dhe ishte punësuar në kompani një vit më parë.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër

Të Fundit

Sport

ShowBiz