BallinaLajmePunëtori 61 vjeçar humb jetën në mënyrë tragjike

Punëtori 61 vjeçar humb jetën në mënyrë tragjike

Të ngjajshme

Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë

Shqipëria po përgatitet për t’u angazhuar në Rripin e...

Lushtaku: Nuk ka filluar ende intervistimi i Sami Lushtakut

Djali i Sami Lushtakut,  Mërgim Lushtaku ka sqaruar se...

Matthijs de Ligt jep lajmin e hidhur

Matthijs de Ligt i është nënshtruar sot një operacioni...

Mërgim Lushtaku: Kryetari ende nuk është intervistuar, po priten hetuesit nga Prishtina

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akoma nuk është lajmëruar...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në qytetin e Shkodrës, një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.

Ngjarja tragjike ndodhi në lagjen “Guerrile”. Shtetasi me inicialet Xh. C, 61 vjeçar, është rrëzuar nga kati i dytë i një ndërtese në të cilën ai po kryente një sërë punimesh. Policia nga ana e saj ka arrestuar Kolë Pohjan, supervizorin e ndërtimit në fjalë. Në njoftim, policia shton se supervizori nuk ishte i liçensuar për punën e tij në objektin tre katësh ku po punohej e ku gjeti dhe vdekjen 61 vjeçari.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 12.04.2018, nga Seksioni për hetimin dhe parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi:

Kolë Pohja, 63 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër

Arrestimi i tij u bë pasi me detyrë supervizor ndertimesh i paliçensuar, gjatë punimeve në një objekt tre katësh në lagjen “Guerrile” Shkodër, është rrëzuar nga kati i dytë duke punuar shtetasi Xh. C. 61 vjeç, banues në lagjen Guerrile, i cili ka gjetur vdekjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave dhe mbrojtjes në punë”, parashikuar nga nenet 170/a, 180 dhe 289 të Kodit Penal./Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz