Punëtorëve që marrin paga të ulëta Qeveria e Maqedonisë do të ua paguaj pushimet në vendet turistike
BILLI

Lexo edheSHBA/ Vdekjet nga alkooli, droga dhe vetëvrasjet në nivelin më të lartë

Punëtorët të cilët të ardhurat mujore nuk i kanë më të mëdha se 22 mijë denarë, prej sot deri më 30 gusht mund të aplikojnë në thirrjen publike që e ka publikuar Ministria e Ekonomisë, për të shkuar në pushime pa pagesë.
Ministri Kreshnik Bekteshi tha se është bërë marrëveshje me 25 hotele, të cilët do të marrin vauçerët që do t’i jep ministria.
Për pushimet pa pagesë për punëtorët janë paraparë rreth 20 milionë denarë, me të cilat mbi 1200 punëtorë me të ardhura të ulëta do të mund të shkojnë në pushime me familjarët e tyre”, tha Bekteshi.

Lexo edheSHBA/ Vdekjet nga alkooli, droga dhe vetëvrasjet në nivelin më të lartë
Ai tha se lista e hoteleve në Strugë, Ohër, Kodër të Diellit, Berovë, Dojran dhe Prespë, me të cilët është nënshkruar marrëveshje mund të gjendet në faqen e ministrisë, së bashku me kushtet të cilat janë të nevojshme për aplikim.