Haxhiu me fjalë prekëse për Altin Kryeziun: Detyrën e zgjodhi si shërbim ndaj të tjerëve
dp

Lexo edhe“Lutu për Altinin”, Rrahmani rrëfen fjalët e babait të policit që vdiq pasi u aksidentua

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu u shpreh se sot, familja e Altinit humbi njeriun e dashur, ndërkaq, siç tha ajo, Policia e Kosovës një koleg dhe pjesëtar të saj që detyrën e kishte zgjedhur si shërbim ndaj të tjerëve.
“Vdekja e Altinit është edhe një kujtesë e dhimbshme se në komunikacion një çast pakujdesie mund t’ia marrë jetën dikujt dhe t’ua ndryshojë përgjithmonë jetën shumë të tjerëve. Prandaj, kujdesi në rrugë dhe përgjegjësia ndaj njëri-tjetrit janë para së gjithash përgjegjësi ndaj jetës së njeriut”, ka shkruar Haxhiu.

Lexo edhe“Lutu për Altinin”, Rrahmani rrëfen fjalët e babait të policit që vdiq pasi u aksidentua