Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë hyjnë në grevë, ende pa pagën e qershorit
dp

Lexo edheFOL i bën thirrje Kuvendit të Kosovës të forcojë mbikëqyrjen dhe zbatimin e legjislacionit të punës

Ata bëjnë të ditur se ende nuk e kanë marrë pagën e muajit qershor.
Greva ka nisur këtë javë, por sipas punëtorëve, ajo nuk ka sjellë efekt të madh, pasi aktualisht nuk ka mësim në shkolla.
Punëtori Sejdi Salihu, për Klankosova.tv tha se rreth 200 punëtorë teknikë janë prekur nga kjo situatë dhe kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për zgjidhjen e problemit dhe ekzekutimin e pagave të tyre.
“Pagën e qershorit ende nuk e kemi marrë”, ka deklaruar ky punëtor teknik.

Lexo edheFOL i bën thirrje Kuvendit të Kosovës të forcojë mbikëqyrjen dhe zbatimin e legjislacionit të punës
Punëtorët kërkojnë që çështja e tyre të trajtohet me urgjencë, pasi vonesat në pagesa po u shkaktojnë vështirësi në përballimin e shpenzimeve të përditshme.