back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmePunëtorët e RTK-së dy javë pa paga, AGK i bën thirrje Qeverisë...

Punëtorët e RTK-së dy javë pa paga, AGK i bën thirrje Qeverisë për ndarjen e buxhetit

Të ngjajshme

Zelensky thotë se me kryeministrin britanik diskutuan rezultatet e mundshme të takimit Trump-Putin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua sot me kryeministrin...

Rama: Inventarizim i plotë i dëmeve nga zjarret, do kompensohen një për një

Kryeministri Edi Rama ndërsa informoi sot se 207 shtëpi...

LDK publikon listat e kandidatëve për kuvendet komunale për zgjedhjet e 12 tetorit

Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar listat e kandidatëve...

KQZ: Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale do të zgjasë më shumë se zakonisht

Drejtori i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),...

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është shprehur thellësisht i shqetësuar që 700 punëtorët e RTK-së vazhdojnë të mbesin pa pagë për muajin korrik.

Nga AGK-ja thonë se janë të brengosur për mirëqenien ekonomike të gjithë kolegëve, që nuk janë paguar për punën e tyre, e që vazhdojnë ta kryejnë edhe gjatë muajit gusht.

“AGK-ja e fton Menaxhmentin e RTK-së që të intensifikojë përpjekjet për të siguruar buxhetin, dhe të jetë transparent për veprimet e veta me të punësuarit e RTK-së. AGK-ja e sheh mosalokimin e buxhetit për pjesën e dytë të vitit për RTK-në, si formë të presionit të shtuar politik ndaj Transmetuesit Publik nga ana e Qeverisë në detyrë Kurti”, thuhet në reagim.

Asociacioni tutje thekson se është koha e fundi që Qeveria të eksplorojë të gjitha mundësitë ligjore për të alokuar mjetet që i takojnë RTK-së.

AGK-ja shpreh solidaritet me kolegët e RTK-së, gjersa theksojnë se njohin punën e tyre të rëndësishme për informim në interes të publikut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz