Ministri gjerman i Punës, Hubertus Heil, kërkon për degë të caktuara të ekonomisë të krijojë lehtësira në kërkimin e punës për fuqinë punëtore nga jashtë.
Në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeinen Sonntagszeitung”, ai foli për një vizë të kufizuar në kohë për degë punë si infermieria në azilet e pleqve, ku ka një mungesë të theksuar të fuqisë punëtore. Kjo vizë me kufizim mund t’u mundësojë atyre të kërkojnë drejtpërdrejt punë në Gjermani, tha ministri gjerman. Në këtë procedurë nuk përfshihet marrja e kontributeve sociale.
“Mund të përfytyroj, që fuqi punëtore nga jashtë të vij për një gjysëm viti në Gjermani dhe të kërkojë punë këtu”, tha Heil.
“Nëse nuk ia dalin dot të gjejnë punë, atëherë ata duhet të kthehen sërish në vendin e tyre pas përfundimit të afatit.
“Synimi është të kemi sa më pak procese burokratike”, për ata që kërkojnë punë.
Lexo edheTragjike, mjeti lundrues fundoset në liqen, 17 të vdekur















