back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaLajmePUNË PRAKTIKE NË GJERMANI PËR 360 VETA

PUNË PRAKTIKE NË GJERMANI PËR 360 VETA

Të ngjajshme

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale bashkë me GIZ-in gjerman dhe shoqatën e tekstilit Kama kanë nënshkruar një kontratë bashkëpunimi që do t’u mundësojë kosovarëve të punësohen në Gjermani.

Marrëveshjen e ka bërë publike vet ministri i MPMS-së, Arban Abrashi nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook.

Shkrimi i tij i plotë:

“Javën e kaluar nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me GIZ-in (Bashkëpunimi Ndërkombëtar Gjerman) dhe Shoqatën e Tekstilit KAMA

Kjo nënkupton që MPMS do të dërgoj për praktike në punë së paku 360 punëkërkues në dhjetëra kompani që merren me përpunim të tekstilit.

Praktika do të zgjasë gjashtë muaj, dhe pagesa për praktikantë do të ndahet proporcionalisht mes MPMS, GIZ dhe kompanive. Sipas përvojave të vitit të kaluar një pjese të madhe të praktikantëve pas periudhës 6 mujore i ofrohen kontrata të rregullta”, ka shkruar Abrashi në llogarinë e tij në Facebook.

“Ftohen të gjithë punëkërkuesit e interesuar dhe kompanitë e interesuara, që të aplikojnë për këtë mundësi. Gjatë javëve të ardhshme do të fillojmë programe të ngjashme edhe për sektorët e tjerë, si IT, drurit, metalit etj”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz