Publikohet videoja kur vëllai i deputetit Rexhep Selimi rrahu policin brenda Stacionit policor (VIDEO)

Pak metra larg stacionit policor, Ramadan Selimi, vëlla i deputetit Rexhep Selimi, kishte ndalur veturën duke e penguar komunikacionin.
Për këtë ai është ndaluar nga një patrullë e policisë. Ramadan Selimi, 58-vjeçar, nuk i kishte përfillur urdhrat e policit me inicialet A. I, të cilin më pas e kishte sulmuar në të dy këmbët, raporton KTV.
Për vëllain ishte interesuar edhe vetë deputeti Selimi, i cili kishte shkuar në stacion policor, por që për dallim nga i vëllai, ky përshëndet policët.
Selimi thotë se ky rast nuk të bëjë me vëllain por me temat që ai vetë i ka diskutuar në Kuvend.

Lexo edheRita Ora ka pasuri gati sa Barack Obama, ja sa fiton secili
KTV’ja ka tentuar të kontaktojë me zyrtarë të Prokurorisë, por ata nuk janë përgjigjur.
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, është informuar për rastin. Ai ka thënë se prokurori i rastit është marrë dy herë me këtë çështje.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që policët sulmohen nga familjarët e udhëheqësve politikë. Me drejtësinë janë përballur edhe djemtë e Adem Grabovcit, të cilët po ashtu kishin sulmuar zyrtarët policorë.














