BallinaLajmePublikohet videoja e përleshjes ndërmjet Sllobodan Petroviqit dhe zyrtarit të Listës Srpska

Publikohet videoja e përleshjes ndërmjet Sllobodan Petroviqit dhe zyrtarit të Listës Srpska

Të ngjajshme

“Më i lirë ari se nafta”, çmimi kalon mbi 100 dollarë për fuçi

Dështimi i bisedimeve për paqe mes Shteteve të Bashkuara...

Mësohet identiteti i viktimës në Dobrushë të Istogut

Janë bërë të ditura detaje të reja lidhur me...

Zhduket një vajzë nga Prishtina, babai raporton rastin në polici

Një person është zhdukur në Prishtinë. Ankuesi mashkull ka njoftuar...

Kosova mbyll muajin mars me 6.7% rritje çmimesh

Valë e pamëshirshme e shtrenjtimeve gjatë muajve të fundit...

Çfarë pritet nga Specialja për ish-krerët e UÇK-së deri më 19 maj?

Kanë kaluar tashmë mbi 50 ditë që nga përfundimi...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq ka thënë se është sulmuar sot në afërsi të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

“Jam sulmuar fizikisht afër kësaj ndërtese, pasi që edhe ju e dini se muajve të fundit personalisht ditëve të fundit, ndaj meje dhe partisë që unë e udhëheq është bërë një fushatë e egër”, ka thënë Petroviq.

Ai ka shtuar se personi i cili e sulmoi është Milan Kostiq, këshilltar i ish-ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Petroviq tha se ky sulm nuk është i rastit, dhe se ata nuk mund ta frikësojnë.

Përkundër kësaj, në një reagim të Listës Serbe pretendohet se është pikërisht Milano Kostiq ai që është sulmuar nga ana e Sllobodan Petroviqit.

Kështu, siç thuhet ndër tjerash, Lista Serbe ka kërkuar që “policia dhe prokurorët të marrin të gjitha veprimet e nevojshme që Sllobodan Petroviq dhe Boban

Stankoviq të ndiqen dhe të dënohen, sepse kjo sjellje është absolutisht e papranueshme”.

Ndërkohë, është pikërisht Lista Serbe, ajo e cila ka publikuar disa pamje në të cilat thuhet se shihet “sulmi nga ana e Sllobodan Petroviq në anëtarin e tyre”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz