Publikohet pasuria e kryeministrit Hoti, ja sa banesa i ka dhe sa para në banka
BILLI

Lexo edhePër 1 muaj, ja sa para nga buxheti i shtetit shpenzuan si zv.kryeministra Hoti e Abazi

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publik në Kosovë. Në mesin e tyre është edhe pasuria e kryeministrit Avdullah Hoti.
Ai në Agjencinë Kundër Korrupsion ka deklaruar se i posedon tri banesa që janë pronë e përbashkët e familjes.
Kryeministri Hoti ka deklaruar se para të gatshme në dy banka në Kosovë i ka 3 mijë e 831 euro e 62 cent.

Lexo edhePër 1 muaj, ja sa para nga buxheti i shtetit shpenzuan si zv.kryeministra Hoti e Abazi
Gjithashtu kryeministri Hoti ka deklaruar se një personi fizik ia ka borxh 5 mijë euro si huazim për blerjen e një trualli në Fushë Kosovë e i cili nuk figuron i deklaruar.
Hoti ka deklaruar se e ka një kredi në vlerë 16 mijë e 325 euro në NLB.