back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaLajmePsikologu Fitim Uka i bashkohet Vetëvendosjes

Psikologu Fitim Uka i bashkohet Vetëvendosjes

Të ngjajshme

Como kalon në gjysmëfinale të Coppa Italia, e eliminon Napolin

Como do të përballet me Interin në gjysmëfinalen e...

Kiara dhe Luna i bëjnë befasinë simpatike Luizit

Një surprizë emocionuese ka mbërthyer shtëpinë e Big Brother...

Komuna e Prishtinës pas tërmetit del me udhëzime për qytetarët

Komuna e Prishtinës informon qytetarët se sonte në ora...

Psikologu Fitim Uka i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Lajmin e ka dhënë i pari i kësaj partie, Albin Kurti. Ai përmes një postimi në Facebook i ka uruar mirëseardhje Ukës në partinë e tij.

“Uka është 32 vjeç dhe i ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin e Freiburgut në Gjermani ndërkaq studimet e post-doktoraturës në Universitetin e Illinois në ShBA. Paraprakisht, studimet bazike për psikologji i ka mbaruar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës kurse studimet master në Universitetin Ludvig Maximilian të Munichut”, thuhet në postimin e tij,.

Uka u prit nga Kurti bashkë me deputetin e Lëvizjes, Shemsi Syla.

Në postimin e Kurtit thuhet se, Fitim Uka, është ligjërues i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, themelues i Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale e Mjekësore, si dhe botues i revistës psikologjike “Psika”.

Sipas tij, Uka numëron mbi 50 paraqitje në konferenca të ndryshme shkencore brenda e jashtë vendit dhe dhjetëra publikime shkencore në revista të njohura ndërkombëtare.

“Fitimi i ka tashmë shumë miq e kolegë, e po aq edhe studentë e ish studentë të tij që e prisnin në Lëvizje, praninë dhe dijen dhe kontributin e tij”, ka shkruar Kurti.

Të Fundit

Sport

ShowBiz