Psikologia: Shkollat duhet të marrin miratimin e prindërve për publikimin e fotografive të fëmijëve
dp

Lexo edhePolicia jep detaje për aksidentin fatal në Komoran ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë u lënduan

E ftuar në emisionin “Ora Shtatë”, Çelo tha se ndryshe nga shkollat, qendrat e përkujdesit rezidencial për fëmijët kanë protokolle të caktuara që kufizojnë ekspozimin e tyre dhe kërkojnë miratimin e kujdestarëve ligjorë.
“Fatkeqësisht, kjo çështje ende nuk është e rregulluar me ligj në Shqipëri sa i përket shkollave. Megjithatë, një element shumë i rëndësishëm është se qendrat e përkujdesit rezidencial, kryesisht për fëmijët, kanë rregullatorë dhe protokolle të caktuara ku nuk lejohet ekspozimi i tyre”, tha ajo.
Sipas psikologes, në shkolla, çerdhe dhe gjimnaze kjo praktikë nuk zbatohet në të njëjtën mënyrë, ndërsa mungesa e informimit ka bërë që çështja të mos trajtohet me seriozitetin e duhur.

Lexo edhePolicia jep detaje për aksidentin fatal në Komoran ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë u lënduan
Ajo paralajmëroi se publikimi i fotografive të fëmijëve mund të sjellë pasoja, pasi ato mund të keqpërdoren ose të përdoren për qëllime të ndryshme, përfshirë marketingun.