BallinaUncategorizedPSG eliminon Chelsean në Stamford Bridge (Video)

PSG eliminon Chelsean në Stamford Bridge (Video)

Të ngjajshme

Ndodh edhe kjo në Argjentinë, portieri shkon ta përqafojë rivalin pasi humbi penalltinë

Mbrëmë në Argjentinë është zhvilluar një nga derbitë më...

Lladrovci uron besimtarët katolikë me rastin e Pashkëve: Gëzuar për shumë mot!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka uruar...

Arrestohen dy persona pasi vodhën një veturë pune në Fushë Kosovë

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë...

Milani e do nënshkrimin e ish-yllit të Romës

Milani po i jep përparësi ndërtimit të një bërthame...
Kampionat e Francës, PSG, arriti ta eliminoj Chelsean në Stamford Bridge duke e mposhtur pas 120 minutave lojë, duke luajtur barazim 2:2.  Ndërsa ndeshja e parë në Parkun e Princave, pati përfunduar 1:1. PSG pjesën më të madhe të kohës, e luajti me një lojtar më pak, pasi që Ibrahimovic, në minutën e 31’, u ndëshkua direkt me karton të kuq, pas ndërhyrjes në Oscar.
Me rezultat 0:0, përfundoi pjesa e parë.
Me të filluar pjesa e dytë, PSG pati një mundësi të mirë shënimi por, Edison Cavani, goditi shtyllën në portën e zbrazët.
Golin e parë për Chelsean e shënoi mbrojtësi Anglez Cahill në minutën e 81’. Kur të gjithë menduan se ekipi i Jose Mourinhos do të kualifikohet për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ish mbrojtësi i Chelsea, David Luiz, shënoi në minutën e 86’, që barazoi në 1:1, për t’i dërguar skuadrat në vazhdime.
Me të filluar vazhdimet, u shkaktua penallti në të mirë të Chelseat në minutën 96’ topin në rrjet e dërgoi Eden Hazard. PSG, edhe pse me një lojtar më pak, nuk u dorëzuan, duke arritur të shënjon që në minutën e 114’, nëpërmjet Thiago Silvas, e të barazojnë në 2:2, për të arritur kualifikimin në çerekfinale. /Drenica Press/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz