BallinaLajmePse u ndalua ndihma financiare për tri vajzat me sëmundje mendore nga...

Pse u ndalua ndihma financiare për tri vajzat me sëmundje mendore nga Suhareka

Të ngjajshme

Trump: Nuk mund të lejojmë Irani të ketë armë bërthamore

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka folur në një...

Erdogan: BE-ja nuk mund të bëhet fuqi globale pa Turqinë

Një Bashkim Evropian që nuk e përfshin plotësisht Turqinë...

Familjes Suka, që prej vitesh jeton në kushte të rënda socio-ekonomike, së fundmi i është rënduar jeta edhe më shumë.

Një vendim i marrë nga administrata pensionale e Kosovës, ka lënë këtë familje pa mjete financiare, raporton KTV.

Hatixhe, Bukurie dhe Shkurte Suka nga fshati Bllacë e komunës së Suharekës që kanë probleme mendore, në fund të vitit të kaluar, pa asnjë paralajmërim, u është ndërprerë pensioni prej 75 eurosh.

Nëna e vajzave shprehet se jetojnë në një gjendje të tmerrshme dhe se e kanë shumë të vështirë jetën vetëm me të ardhurat nga pensioni i saj.

Ndërkaq, vëllai i tyre i cili punon çfarëdo pune që i ofrohet, i mbikëqyr 5 anëtarët e familjes, duke thënë se ka mbetur pa rrugëdalje.

Zyrtarët nga qendra për pensione të komunës së Suharekës nuk kanë dashur të flasin për KTV-në, madje ata nuk kanë qenë në vend të punës.

Këtyre tri vajzave ky pension u është ndërprerë në fund të vitit të kaluar dhe jeta për ta, sipas familjarëve, po bëhet çdo ditë e më e vështirë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz