Pep Guardiola ka treguar se do t’i dërgojë një mesazh falënderimi Jose Mourinhos pas fitores së Benficës ndaj Real Madridit, një rezultat që ndikoi drejtpërdrejt në kualifikim.
Trajneri spanjoll shpjegoi edhe situatën e diskutuar gjatë ndeshjes, kur portieri i Benficës, Trubin u bashkua në sulm në minutat e fundit, shkruan Indeksonline
Pep Guardiola asked if he will be sending Jose Mourinho a message of thanks after Benfica’s win over Real Madrid: “Yeah, of course.
We were all there [in the dressing room]; we didn’t know Benfica needed a goal to qualify – that’s why people said [about the goalkeeper]… ‘WHY… pic.twitter.com/epvhuE5fVK
— City Report (@cityreport_) January 28, 2026
“Po, sigurisht që do t’i dërgoj një mesazh. Ne ishim të gjithë aty (në dhomën e zhveshjes) dhe nuk e dinim që Benficës i duhej një gol për t’u kualifikuar. Prandaj njerëzit thoshin për portierin: ‘PSE po shkon përpara?! Qëndro në portë! Reali mund të barazojë dhe atëherë ne eliminohemi!’”, tregoi Pepi
Guardiola më pas shtoi me nota ironie se gjithçka ishte pjesë e një plani të menduar mirë nga Mourinho: “Ishte një strategji e mirë nga Jose, apo jo? Të shënonte golin e katërt.”
Me fitoren e Benficas, Manchester City u fut në top-8, kurse skuadra portugeze dhe spanjolle përfunduan në play-off./Indeksonline/
Jose Mourinho has seen it all in football, won it all but this goal by his Benfica goalkeeper Trubin to send him into UCL knockout and relegate Real Madrid to play offs will remain iconic for manny years to come. Really special header🙆♀️🙆♀️🙆♀️ pic.twitter.com/wWtE4YmL3g
— JaHomaBay (@HassanMcOjwang) January 29, 2026