back to top
Saturday, December 27, 2025
BallinaLajmePse Osmani nuk kishte foto të takimit me Christopher Landau-n?

Pse Osmani nuk kishte foto të takimit me Christopher Landau-n?

Të ngjajshme

LDK: Nesër, bëhemi bashkë për fitore të madhe

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka intensifikuar thirrjet për...

Bashkim Gllareva falënderon gjithë Kosovën për përkrahjen në këtë fushatë elektorale

Bashkim Gllareva ka shprehur mirënjohje të veçantë ndaj qytetarëve...

Bajqinovci nga tubimi përmbyllës i LVV-së: “Prishtina dhe e gjithë Kosova nuk lëshon pe”

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka...
- Advertisement -

Departamenti i Shteit s’lejoi të bëhet syret kampanjeje zgjedhore në Kosovë. Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, ishte në “Fundin e Mjegullt”, siç quhet lagja e Departamentit të Shtetit, për të dalë pa asnjë fotografi të vetme.

Njëjtë si lagja, edhe takimi i saj doli fillim-e-fund i mjegullt. Fotografinë që e nxori me Nën-Sekretarin e Shtetit Christopher Landau ishte e arkivit, e së shkuarës e sjellur për të tashmen disa ditë para zgjedhjeve në vend. Osmani s’mundi të shpjegojë pse fotografinë e nxori nga albumi, e jo shtuar një fotografi të re albumit. Nacionale e pyeti Presidencën e Kosovës, pse? Bekim Kupina i marrëdhënieve me media e dha këtë përgjigje.

- Advertisement -

Pyetje: Pse nuk ka fotografi të përbashkët para, brenda ose pas takimit, duke qenë se fotografia e postuar në rrjete sociale ishte fotografi nga arkivi? Dhe, a mund të mohoni ose pohoni informacionet tona se Sekretarin Landau nuk ka pranuar të fotografohet me zonjën Presidente për arsye shqetësimesh të përdorimit të mundshëm elektoral?

Presidenca: Presidentja Osmani nuk merr pjesë në zgjedhje dhe ju këtë e dini shumë mi. Kjo është vetëm një tendencë për ta minimizuar rëndësinë e një takimi të shkëlqyeshëm e shumë përmbajtësor, të cilin Presidentja e ka pasur me Zv.Sekretarin Landau dhe i cili takim është bërë publik nga vet Departamenti i Shtetit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz