PS ‘mund’ dhe matematikën, kandidati i tyre fiton me 1067 vota më shumë nga pjesëmarrja
BILLI
Lexo edheGazeta e njohur zvicerane shkruan për festivalin shqiptarë ‘Alba Festival
Zgjedhjet e këtij viti nuk ishin nga më të çuditshmet në pluralizmin gati 30 vjeçar të Shqipërisë vetëm për faktin se në shumicën e bashkive garonte e vetme Partia Socialiste, por dhe ëpr faktin se si shifrat e fitores po ‘mundin’ pa logjikë matematike ato të pjesëmarrjes. Pas denoncimeve në disa bashki të vendit dhe në atë të Vaut të Dejës, rezultatet finale janë disa vota më shumë nga pjesëmarrja e deklaruar dje nga KQZ.
Sipas të dhënave dje kanë votuar 5166 qytetarë, ndërkohë që fituesi i kësaj bashkie është shpallur me 6223, pra 1067 vota më tepër.
Ndërkohë KQZ vijon të këmbëngulë se të dhënat për pjesëmarrjen ishin paraprake dhe s enuk ishin numëruar të gjitha QV. Këto kontradikta numerike janë shënuar çuditërisht në të paktën 10 bashki deri më tani.

Lexo edheGazeta e njohur zvicerane shkruan për festivalin shqiptarë ‘Alba Festival

