Partia Demokratike e Kosovës dega në Drenas ka prezantuar edhe prurje të reja në Këshillin Drejtues.
Njëri ndër ta është edhe Mërgim Pirraku, i cili arriti që të del i dyti më i votuari me 138 vota të delegatëve.
Pirraku shkollimin fillor e përfundoi në fshatin Sankofc të Drenasit, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas.
Gjatë shkollimit të mesëm ai ka qenë kryetar i Këshillit Rinor në Drenas, si dhe është marrë me shkrime të ndryshme duke botuar edhe përmbledhje me poezi.
Pas përfundimit të shkollimit të mesëm, i nis studimet në fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, të cilat i përfundoj me sukses të lartë.
Gjatë kohës së studimeve ka qenë kryetar i organizatës studentore në zgjedhjet e 2009’ës.
Nga viti 2010 deri në 2015 ka punuar në ProCredit Bank, ndërsa tani është menaxher dhe profesor në shkollën e kurseve Alfa Academy.

