back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmeProvat e mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së do të fillojnë...

Provat e mbrojtjes në rastin e ish-krerëve të UÇK-së do të fillojnë të paraqiten më 15 shtator

Të ngjajshme

Gjykata Speciale merr vendim, 11 personave u ndalohen vizitat te Thaçi

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë...

VLEN: 23 vite gënjeshtra, mjaft më!

VLEN përmes një komunikate thekson se BDI dhe aleatët...

Bajrami: Gjykata ka vendosur kufizime strikte, tani topi është te Vetëvendosje

Pas disa tentativave të pasuksesshme për ta konstituuar Kuvendin...

Pasi ishte bërë e ditur se planifikohet që provat e mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të fillojnë të paraqiten më 15 shtator 2025, kjo u bë zyrtare në konferencën e së hënës për ecurinë e çështjes në këtë rast përmes një urdhri gojor nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III.

Ai tregoi se është përgatitur edhe kalendari i cili është i disponueshëm për publikun. Megjithatë, njoftoi për një ndryshim, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Smith tha se më 25 shtator 2025 e që është ditë e enjte, nuk do të jenë të disponueshëm.

Sipas gjykatësit, mbrojtja e Thaçit synon të thërrasë 11 ose 12 dëshmitarë në sallën e gjyqit. Disa prej tyre mund të dëshmojnë edhe sipas Rregullës 154

Luka Mishetiq tha se dëshmitari 1DW006 dhe 1DW008 do të jenë dëshmitarë që do të dëshmojnë në sallën e gjyqit dhe jo sipas Rregullës 154.  Ndërsa, për pjesën tjetër, Mishetiq tha se nuk ka ndryshime.

Ndërsa, Aiden Ellis pohoi se nga 5 dëshmitarët e tyre, një do të dëshmojë sipas Rregullës 155, dy sipas Rregullës 154 dhe dy sipas Rregullës 153.

Mishetiq njoftoi se për t’i marrë në pyetje dëshmitarët e tyre do iu duhen 35 orë e gjysmë gjithsej. Ndërsa, Ellis tha se i qëndrojnë parashtrimeve që i kanë dorëzuar më herët.

Mbrojtja e Krasniqit dhe e Thaçit, njoftuan se përveç një dëshmitari, nuk kanë masa mbrojtëse për dëshmitarët e tjerë.

Mishetiq njoftoi se të gjitha dokumentet në lidhje me dëshmitarët e tjerë janë nxjerrë e po ashtu edhe ato sipas Rregullës 107 për të cilët kërkohet autorizim i nxjerrjes sëi nformacionit. Ai nënvizoi se vetëm dy prej dëshmitarëve sipas kësaj rregulle kanë mbetur për t’u nxjerrë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz