BallinaLajmeBajrami: Gjykata ka vendosur kufizime strikte, tani topi është te Vetëvendosje

Bajrami: Gjykata ka vendosur kufizime strikte, tani topi është te Vetëvendosje

Të ngjajshme

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri “në sinkron” me stilin

Ledri Vula dhe Dafina Zeqiri kanë tërhequr sërish vëmendjen...

Tahiri: Pa sektorin privat nuk ka ekonomi, kërkohet trajtim i barabartë

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas deklaratës...

Në krye me Muriqin, Mallorca merr tre pikë të mëdha

Mallorca ka marr tre pikë të rëndësishme në garën...

Pas disa tentativave të pasuksesshme për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, nesër pritet të mbahet seanca e radhës, ku në fokus do të jetë zgjedhja e kryetarit të kuvendit. Ende nuk është e qartë nëse do të ketë zhvillime të reja që mund të çojnë drejt zgjidhjes së ngërçit politik.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami tha se gjithçka varet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe vullneti i saj për të propozuar një kandidat që mund të sigurojë shumicën e nevojshme parlamentare.

“Zgjedhja e kryetarit të kuvendit varet nga gatishmëria e Lëvizjes Vetëvendosje për të propozuar një kandidat që mund të sigurojë 61 vota,” tha Bajrami për IndeksOnline.

Bajrami shtoi se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka qartësuar se mënyra si ishte tentuar votimi i mëhershëm përmes votimit të fshehtë dhe me ndërprerje të seancës  ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Gjykata ka vendosur kufizime strikte: votimi për kryetarin duhet të jetë i hapur dhe i kufizuar deri në tri herë për të njëjtin kandidat. Ju rikujtoj se Albulena Haxhiu në votim të hapur ka dështuar gjashtë herë. Edhe kundërshtimi i 48 herë i komisionit për votim të fshehtë nga deputetët ka qenë në fakt votë kundër saj”, theksoi ajo.

Ajo ka qenë e qartë në qëndrimin e saj se, nëse Lëvizja Vetëvendosje e propozon sërish Albulena Haxhiun, atëherë është e dukshme se nuk ka vullnet për zgjidhje.

“Nëse nesër propozohet prapë zonja Haxhiu, atëherë shihet qartë se LVV-ja nuk ka reflektuar, nuk ka interesim e as interes për të konstituuar kuvendin. Do të vazhdohet me bllokadë,” përfundoi Bajrami.

Tani mbetet të shihet nëse seanca e nesërme do të sjellë ndonjë kthesë në procesin e konstituimit të kuvendit apo do të përballemi me një tjetër raund të bllokadës institucionale./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz