HomeLajmeProtestuesit në Tiranë përsërisin kërkesën për dorëheqjen e Ramës

Protestuesit në Tiranë përsërisin kërkesën për dorëheqjen e Ramës

Të ngjajshme

Futbollisti kosovar i shënon gol Gjermanisë U19

Kombëtarja e Gjermanisë U19 është duke luajtur ndaj Danimarkës...

Helikopteri vë nën kontroll zjarrin në Mallakastër

Ndërhyrja nga ajri me helikopterin e Forcave të Armatosura...

Nga larg vëmendjes në pasarelë, djemtë e Britney Spears debutojnë në Paris

Djemtë e Britney Spears, Sean Preston Federline dhe Jayden...

Mbyllet pjesa e parë mes Afrikës dhe Kanadasë

Ka përfunduar pjesa e parë mes Afrikës së Jugut...

Eurodeputeti holandez: Vuçiq po përdor taktikën e autokratëve për të qëndruar në pushtet

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten ka komentuar zhvillimet e fundit...

Në Tiranë po zhvillohet protesta e 29-të kundër Qeverisë së Shqipërisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Qytetarët janë mbledhur fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, prej nga kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Edhe në këtë tubim nuk kanë munguar thirrjet e përsëritura të protestuesve, përfshirë sloganin “Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Gjatë protestës janë artikuluar një sërë kërkesash të Grupit Koordinues, të cilat u lexuan nga Andi Tepelena, një prej organizatorëve të protestave të zhvilluara deri më tani në kryeqytetin shqiptar.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, të cilën ata e cilësojnë si të panegociueshme. Po ashtu, protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie teknike dhe tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

Në mesin e kërkesave janë edhe ndryshimet kushtetuese, të cilat sipas protestuesve duhet të garantojnë barazi të plotë të shtetasve shqiptarë para ligjit dhe të miratohen përmes referendumit popullor.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, si dhe kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës së një individi.

Grupi Koordinues ka përsëritur se nuk heq dorë as nga kërkesat fillestare, që përfshijnë anulimin e ndryshimeve për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e paketës ligjore të njohur si “Pakti i Maleve”, si dhe shfuqizimin e kuadrit ligjor për investimet strategjike.

Një tjetër kërkesë e artikuluar është hartimi i një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, pas konsultimeve me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga protestuesit.

Organizatorët kanë deklaruar se kërkesat e tyre janë “legjitime dhe të panegociueshme” dhe se protesta do të vazhdojë në mënyrë paqësore deri në realizimin e tyre.

Më herët, një prej anëtarëve të Grupit Koordinues, Përparim Gjeka, ka publikuar atë që është cilësuar si platformë politike e protestës, përmes së cilës synohet krijimi i disa strukturave të reja shoqërore për ndryshimin e sistemit politik dhe shoqëror në vend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz