Asamblistët e Drenasit nga opozita kanë protestuar para objektit të Komunës së Drenasit.
Sipas asamblistit, Petrit Gashi, kjo protestë është bërë kundër veprimeve të kryetarit Lladrovci që përmes shantazheve, presionit e padive kundër asamblistëve po tenton ta ndal fjalën e lirë në komunën tonë.
Për më tepër lexojeni postimin e Petrit Gashit:
Të dashur qytetar,
Sot së bashku me opozitën në Drenas, brenda ambientit të Kuvendit komunal dhe jasht saj protestuam kundër veprimeve të kryetarit Lladrovci që përmes shantazheve, presionit e padive kundër asamblistëve po tenton ta ndal fjalën e lirë në komunën tonë.
Ne i bëjmë thirrje z.Lladrovci që të ndal veprimet e tij të kundërligjshme që ka filluar tash e sa kohë dhe të ndal presionin kundër fjalës së Lirë dhe të vërtetës në Drenas. Ne asnjëherë nuk do të zmbrapsemi nga qëllimet tona të pastra që të denoncojmë çdo keqqeverisje, dhe z.Lladrovci në vend të ndjekjes së opozitareve është mirë që kohën ta shpenzojë për përmirësimin e jetës së qytetareve dhe për obligimet e tij kushtetuese për një qeverisje demokratike dhe me vlera.
Drenasi po rrëshqet drejtë Diktatures, dhe këtë diktaturë NE gjenerata e re nuk do ta lejojmë, sepse ne as nuk frikësohemi, as nuk shantazhohemi e as nuk shitemi. Tendenca e kryetarit Lladrovci që përmes Padive Farsë në Gjykata kundër opozitareve të na mbyllë gojën është tendencë dashakeqe dhe nuk i shërben vlerave demokratike, prandaj ne i bëjmë thirrje që të tërhiqet nga ky mentalitet prapanik së ne nuk do të lejojmë me asnjë kusht që Drenasi vendi i lavdisë e i lirisë të shndërrohet në vend të diktaturës dhe represionit.
NE do të vazhdojmë të denoncojmë çdo të keqe në komunën tonë, çdo padrejtësi dhe çdo përpjekje të qeverisjes në Drenas për të shkatërruar Drenasin do të hasë në rezistencën tonë, prandaj protesta në Kuvend është një mesazh për të gjithë ata që mendojnë së Drenasi do të sundohet nga dora e hekurt, së ne do të flasim dhe do të thomë gjithmonë të vërtetën gjithmonë. Veprimet e tilla të z.Lladrovci janë veprime që përçojnë mesazhe tek qytetaret për frikësim, por NE ju bëjmë thirrje qytetareve që të bashkohen masovikisht për ta mundur të keqen dhe për ta denoncuar Padrejtësinë.
Ne nuk do ta mbyllim gojën, do të flasim!








