BallinaBotëProtestë kundër vizitës së Trumpit në Britani

Protestë kundër vizitës së Trumpit në Britani

Të ngjajshme

PSG-ja i beson plotësisht Luis Enriques: gati kontrata e re deri në vitin 2030

Paris Saint-Germain duket se ka vendosur ta ndërtojë të...

Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten

Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe...

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Disa mijëra njerëz kanë protestuar para parlamentit në Londër, duke i bërë thirrje qeverisë që ta anulojë ftesën presidentit amerikan, Donald Trump, për të bërë vizitë shtetërore në Britani të Madhe.

Protesta e 4 shkurtit është nisur ambasadës amerikane në Londër, për të vazhduar më tej para parlamentit. Protestuesit kanë thirrur “turp për ty” duke iu drejtuar kryeministres Theresa May, e cila ia ka dërguar ftesën Trumpit derisa ajo u takua me të në SHBA.

Protestuesit gjithashtu e kanë kundërshtuar urdhërin ekzekutiv të 27 janarit të presidentit Trump që ndalon të gjithë refugjatët dhe vizitorët nga shtatë vende me popullatë kryesisht myslimane për të hyrë në SHBA.

Ky urdhër ekzekutiv përkohësisht është bllokuar nga një gjykatë federale amerikane.

Mbi 100 mijë persona e kanë nënshkruar peticionin në internet përmes së cilit bëhet thirrje që vizita e Trumpit të anulohet, ndërsa për këtë, ligjvënësit britanik pritet të diskutojnë sërish gjatë këtij muaji, njofton rel.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz