Protestat e studentëve në Shkup, Rexhepi: Po mbrojmë të drejtën që është e garantuar me ligj
dp

Lexo edhe“Kosova është pjesë e Serbisë”, memorandumi i studentëve serbë rikthen retorikën nacionaliste të viteve ’90-ta

Rexhepi tha se studentët po mbrojnë një të drejtë që është e garantuar me ligj dhe theksoi se protesta nuk ka karakter nacionalist, por synon mbrojtjen e të drejtave gjuhësore dhe institucionale.
Ai shtoi se kanë marrë mbështetje edhe nga studentët e Prishtinës, të cilët do t’i bashkohen në shenjë solidariteti.
“Duhet ta kemi të qartë, ne si studentë po mbrojmë diçka që është e garantuar edhe me ligj. Po ashtu, protesta dhe qëllimi jonë aspak nuk ka të bëjë me afera nacionaliste që e dëmton shtetin, përkundrazi ne po mundohemi të mbrojmë një të drejtë që e kemi të garantuar me ligj. Studentët janë më të bashkuar se kurrë, për shkak se do të ketë pjesëmarrje nga Kosova, nga Prishtina të themi më drejtë, për shkak se kjo protestë nuk prekë vetëm studentët e Maqedonisë së Veriut, studentët e Prishtinës do të bashkëngjiten për t’u solidarizuar për të mbrojtur një të drejtë që i prekë të gjithë”, tha Rexhepi në Klan Kosova.

Lexo edhe“Kosova është pjesë e Serbisë”, memorandumi i studentëve serbë rikthen retorikën nacionaliste të viteve ’90-ta