Protesta më e madhe në historinë e Hong Kongut, dy milionë njerëz i bashkohen
01
Lexo edheLargohet nga udhëheqja e PDK njeriu që dikur rrinte në krah ta djathtë të Hashim Thaçit
Afër dy milionë njerëz kanë marrë pjesë në një protestë masive në Hong Kong kundër një ligji kontravers për ekstradim, thonë organizatorët.
Nëse konfirmohet, kjo mund të jetë protesta më e madhe në historinë e Hong Kongut.
Policia tha se kulmi i pjesëmarrësve ishte 338.000.
Masa doli megjithëse projektligji që do të lejonte ekstradimin nga Hong Kongu në Kinën kontinentale u pezullua të shtunën.
Lexo edheLargohet nga udhëheqja e PDK njeriu që dikur rrinte në krah ta djathtë të Hashim Thaçit
Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, të dielën kërkoi falje për propozimin e projektligjit.
Shumë protestues, të cilët kanë frikë nga rritja e ndikimit kinez mbi Hong Kong, po i bëjnë thirrje asaj të japë dorëheqjen për trazirat.
Ata gjithashtu po kërkojnë që ligji të hiqet, jo vetëm të pezullohet.
“Marshimi i sotëm kishim pothuajse dy milionë njerëz”, u tha gazetarëve Jimmy Sham, nga grupi i protestave të Frontit për të Drejtat e Njeriut, të dielën mbrëma.