back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmePropozohet Ministria e Veteranëve

Propozohet Ministria e Veteranëve

Të ngjajshme

Me kërkesë të mbrojtësit të Nagip Krasniqit shtyhet seanca ndaj tij dhe Isuf Zejnës

Të premten, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me kërkesë...

Frank Lampard e fiton sërish çmimin “Trajner i Muajit” në Championship

Legjenda e futbollit anglez, Frank Lampard është duke kaluar...

Një person i vdekur në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka vdekur në aksidentin që ndodhi sot...

Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja

Kosova ka filluar të pranojë migrantë të caktuar për...

Anëtari i Komisionit të verifikimit të veteranëve dhe ish-anëtari i grupit diplomatik të UÇK-së, Agush Buja ka propozuar themelimin e Ministrisë së Veteranëve, sipas shembullit të Kroacisë, e cila do të ishte zgjidhje afatgjate dhe e dinjitetshme.

Buja ka thënë se shkak i përplasjeve në parlament, gjatë diskutimeve për buxhetin e Kosovës, është në fakt fushata akoma e papërfunduar elektorale.

”Qytetarët e Kosovës por edhe institucionet e saj duhet ta dinë se pa u vëne në vend dinjiteti, nderimi për veteranët e UÇK-së gjithmonë do të ketë diskutime e pakënaqësi! Mendoj se më së miri kjo gjë do të rregullohej përmes një ministrie përkatëse (Ministria e veteranëve) sipas shembullit të Kroacisë, duke mbështetur me këtë rast Kryetarin e Komisionit të verifikimit të veteranëve të UÇK-së, z. Agim Çeku – ish Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Kjo është një shans për një qasje profesionale ndaj kësaj çështje të ndjeshme. Lënia e veteranëve pa pagesë për disa muaj, nga qeveria e kaluar, shpalos qëllimin e ish-kryeministrit Mustafa që këtë çështje ta përdorë për përfitime elektorale, e sqaron më së miri krejt këtë problematikë. Ky veprim është për keqardhje dhe është një lojë e paskrupullt me fatin e shumë veteranëve të cilët dikur nuk e kanë kursyer as jetën e gjymtyrët e tyre pë r lirinë e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar në një opinion ish-anëtari i kryesisë së ish-fondit “Vendlindja Thërret”.

Ai ka thënë se beson që Qeveria do të ketë kapacitetin e qasjen serioze ndaj kësaj kategorie dhe të mos bjerë në nivelin e njëjtë me njerëzit anti-UÇK.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz