BallinaShqiptarePronari i televizionit nxjerr në shitje shtëpinë: Dua të zhdukem nga ky...

Pronari i televizionit nxjerr në shitje shtëpinë: Dua të zhdukem nga ky vend

Të ngjajshme

Zbulohet lidhja e fshehtë mes Unikatilit dhe modeles kosovare

Viktor Paloka i njohur si Unikatil vazhdon të mos...

Zyrtare: Flamurtari e përjashton Lorenc Trashin, dyshohet se shkaktoi penallti të qëllimshe

Skuadra shqiptare, Flamurtari i Vlorës e ka përjashtuar edhe...

APK: Mijëra zyrtarë në veprim për deklarim të pasurisë

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë për...

“Unë kam vetëm këto shtëpi dhe sot po deklaroj pa deshirë se i nxora në shitje, e do zhdukem nga ky vend se vetëm midis mijëra ujqërve të kuq neokomunista”
Pak ditë më parë u publikua në televizionin ‘faxweb’ rasti i Fatos Mihalit, pronar i një televizioni lokal në Fier, i cili ishte shoqëruar në komisariatin e policisë për shkak se kishte hapur një pusetë që i përmbyste biznesin e tij.

Pas letrave të vazhdueshme të tij në drejtim të Bashkisë, gjithë sa mori mbrapsht ishte indeferentizmi i tyre dhe shoqërimi për në komisariat.

Kur ende nuk ka marrë një zgjidhje përfundimtare, Mihali është detyruar që ta mbyllë sërish pusetën dhe të nxjerrë në shitje dhe shtëpinë e tij. Ai tregon se nuk mund të jetojë mes ujqërve, të cilët arritën që t’ia mbyllnin gojën.

‘’Përshëndetje! Kjo është gjendja pas ‘’krimit’’ të Fatos Mihalit. Krim i pastër kundër pronës publike , krim kundër Bashkisë Fier, krim ndaj Pitbull Subashit e dhjetëra Subasheve të tjerë. Unë e mbylla këtë krim me 4000 lekë të reja nën qindra fotografë të Bashkisë të fshehur në makina e dyqanet përreth.

Duhet të përballem tani në prokurori për t’i shpëtuar dënimit me burg dhe në gjykate për të shpëtuar 500 mije leke, kur gjithçka kushtoi vetëm 4000 lekë. Por ata fituan, ma mbyllen gropën pa e zgjidhur problemin, ma mbyllën biznesin 60.000 mijë leke në muaj, fituan me fenomenin që: kush guxon ndaj nesh që jemi Bashkia e Krimit e pëson edhe më keq.

Unë kam vetëm këto shtëpi dhe sot po deklaroj pa deshirë se i nxora në shitje, e do zhdukem nga ky vend se vetëm midis mijëra ujqërve të kuq neokomunista”, shkruan Mihali.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz