back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmePromovohet libri “Heshtja që flet” i poetes Arjana Gucati

Promovohet libri “Heshtja që flet” i poetes Arjana Gucati

Të ngjajshme

Organizuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj u promovuar vëllimi më i ri poetik i poetes nga Skenderaj, Arjana Gucati.

Në prani të shumë të ftuarve, studiues dhe dashamirë të fjalës së shkruar u shpalosën pjesë të veçanta të krijimtarisë letrare të poetes së re Arjana Gucati, e cila kësaj radhe promovoi librin e saj të katërt “Heshtja që flet”.
Në hapje të kësaj ngjarjeje kulturore drejtori i DKRS-së në Komunën e Skenderajt Hajriz Koci lavdëroi punën kreative të Arjanës dhe shprehu mbështetjen institucionale për veprimtarinë letrare të saj. “Vëllimet e poetike të Arjanës, janë ngushtësisht të lidhura me vetë jetën e saj si bijë e këtij vendi, si vajzë që përjetojë atë çfarë përjetoi populli i kësaj treve dhe vet familja e saj. Në poezitë e saj secili lexues gjënë një pjesë të përjetimi të tij, një copë jetë nga një e kaluar jo e largët, një pamje të trisht aty diku në mal, aty ku jeta dhe vdekja ishin pranë e pranë njëra tjetrës, aty ku lindi edhe krenaria jonë e përbashkët”, ka deklaruar Koci.
Për rëndësinë e promovimit të këtij libri foli edhe Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së Nasim Haradinaj. Ai u shpreh i lumtur që një vajzë si Arjana, bijë e një luftëtari të UÇK-së po arrin të krijojë vepra artistike të nivelit të lartë.
Për vlerat artistike të librit “Heshtja që flet”, foli redaktori Riza Greiçevci. Ai theksoi se autorja e vëllimit poeti ka talent të jashtëzakonshëm. “Arjana Gucati mbledh frymëzime gjithandej kopshteve të jetës, i vargëzon dhe bënë krahoshë vargjet poetike, rimat, metaforat, mesazhet, aq me mjeshtri, aq me butësi, aq me kujdes duke u kursyer nga shabllonizmat kornizë..”, ka deklaruar Greiçevci.
Në këtë promovim u lexuan edhe vargje nga libri më i ri i Arjanës, ndërsa autorja i falënderoi të gjithë ata që po e mbështesin në rrugën e krijimtarisë letrare, në veçanti familjen e saj.
Në fund, poetja Arjana Gucati, Bibliotekës komunale të Skenderajt dhe disa shkollave të këtushme ju dhurojë ekzemplarë të librit “Heshtja që flet”.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz