Prokuroria thotë se po ndëmerren veprimet hetimore për helmimin e rreth 30 personave nga ushqimi në “Sach Pizza”
dp

Lexo edheArrestohet në Beograd një i kërkuar nga Interpol-i, me dokumente të falsifikuara të Kosovës

20 prej qytetarëve të cilët kërkuan ndihmë mjekësorë janë dërguar më pas në Klinikën Infektive, teksa të tjerë morën trajtim mjekësorë në Qendrat e Mjekësisë Familjare të Kryeqytetit .
Në lidhje me këtë rat që ngjalli reagime të shumta është deklaruar edhe Prokuroria e Prishtinës.
Në një përgjigje të dhëna për lajmi.net u tha se Prokuroria veçse ka pranuar informacione në lidhje me helmimin e disa personave.

Lexo edheArrestohet në Beograd një i kërkuar nga Interpol-i, me dokumente të falsifikuara të Kosovës
“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar informacione lidhur me helmimin e disa personave. Megjithatë Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast. Për çdo zhvillim rreth kësaj çështje do të njoftoheni me kohë”, u tha në përgjigjen e dhënë nga zëdhënësja e prokurorisë Kaltrina Shala.
Kurse nga QKUK-ja deri në momentin e publikimit nuk janë përgjigjur për gjendjen e të helmuarve./Lajmi.net/