Prokuroria Speciale njofton se po hetohet edhe një lokacion i tretë i dyshuar si varrezë masive- jep detaje nga gërmimet në Kalludër e Jabukë
dp

Lexo edheA mund t’i bëjë Kurti me LDK-në votat për Presidentin?

Prokuroria Speciale konfirmon se në koordinim me Policinë e Kosovës, hetimet lidhur me rastin e krimeve të luftës në komunën e Zubin Potokut, po vazhdojnë intensivisht.
“Deri më tani, tre persona janë arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Gjatë hetimeve janë kontrolluar disa lokacione. Në fshatin Jabukë janë gjetur mbetje të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së për identifikim, ndërsa gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël po vazhdojnë”,thuhet në njoftim.
Sipas prokurorisë, aktualisht, hetimet po vazhdojnë në një lokacion të tretë. Prokurorja përgjegjëse ishte në vendngjarje së bashku me hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës dhe ekspertët forenzikë për të mbikëqyrur veprimet hetimore.
“Për shkak të fazës së ndjeshme të hetimit, Prokuroria Speciale nuk mund të japë informacione të mëtejshme në këtë moment. Informacione shtesë do të publikohen kur kjo të jetë e mundur pa cenuar hetimin”./Lajmi.net/


Lexo edheA mund t’i bëjë Kurti me LDK-në votat për Presidentin?


