BallinaLajmeProkuroria Speciale dhe Policia e Kosovës godasin rrjetin e drogës në Ferizaj:...

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës godasin rrjetin e drogës në Ferizaj: Sekuestrohen rreth 15 kilogramë substanca narkotike, arrestohen dy të dyshuar

Të ngjajshme

Hoxhaj nga Tirana: Diaspora shqiptare mbetet forcë strategjike për zhvillimin

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka...

Parashikimi i motit për të martën

Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe...

Krasniqi: Dikur kam financuar vetë strukturat e LVV-së për ofendime dhe linçime në rrjete sociale

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka thënë se sa...

Vanesa e dyzuar mes Indrit dhe lidhjes jashtë! Çfarë po ndodh në Ferma VIP

Mes dy fermerëve, Indrtit dhe Vanesës, duket se po...

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka realizuar një operacion të përbashkët që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar për posedim dhe shitblerje të substancave narkotike.

Aksioni është zhvilluar sot në Komunën e Ferizajt, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, me pjesëmarrjen e prokurorit të rastit, Kryeprokurorit të PSRK-së dhe njësive relevante të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është rezultat i një hetimi të gjatë lidhur me dyshimet për veprimtari të një grupi të organizuar kriminal.

Gjatë ekzekutimit të urdhër-kontrollit, autoritetet kanë sekuestruar rreth 15 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.

Mes tjerash, Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore lidhur me rastin. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz