BallinaLajmeLajmet e FunditProkuroria pushon hetimet ndaj Arben Çitakut në rastin “Brezovica”

Prokuroria pushon hetimet ndaj Arben Çitakut në rastin “Brezovica”

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka vendosur të pushojë hetimet ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Arben Çitakut, i cili ishte përfshirë në rastin e gjerë penal “Brezovica”, që lidhej me afera korruptive, fajde dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas aktvendimit të datës 26 maj 2025, të cilin e ka parë IndeksOnline, nga provat e mbledhura gjatë hetimeve nuk është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë se Çitaku ka kryer ndonjë nga veprat penale për të cilat ishte nisur procedura, përfshirë edhe akuzën për bashkëkryerje të dhënies së ryshfetit.

Përveç Çitakut, hetimet janë pushuar edhe për disa persona të tjerë, ndërsa për disa të pandehur, hetimet vazhdojnë apo janë ngritur aktakuza të veçanta.

Vendimi për pushimin e hetimeve është marrë nga Prokurori i Shtetit, Rasim Maloku./IndeksOnline/

- Advertisement -