Prokuroria në Prizren siguron urdhrin: Ngrihen 42 prona në vlerë rreth 3 milionë euro
dp

Lexo edheNdërrimi i banesës në Zvicër mund të rrisë qiranë deri në 50%

Sipas njoftimit, Prokuroria Themelore në Prizren ka arritur të sigurojë Urdhrin Ndalues Përfundimtar për të gjitha pronat e të dëmtuarit, duke mundësuar ngrirjen e 42 pronave me vlerë të përgjithshme të tregut rreth 3 milion euro.
“Këto prona pritet që, pas përfundimit të procedurës penale, t’i kthehen të dëmtuarit.Në kuadër të hetimeve, prokuroria është duke zhvilluar procedurë penale ndaj tre personave fizikë, dy prej të cilëve të trajtuar nën masat e sigurisë për prezencën e të pandehurve në procedurë”, thuhet në njoftim.
Në fund ajo bën të ditur se rasti është duke vazhduar të hetohet dhe publiku do të mbahet i informuar për zhvillimet e mëtejme.

Lexo edheNdërrimi i banesës në Zvicër mund të rrisë qiranë deri në 50%