Prokuroria në Pejë ngrit aktakuzë ndaj një oficeri korrektues të Qendrës Korrektuese në Dubravë për veprën penale “Marrja e ryshfetit”
dp

Lexo edheGjini pret në një takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë

Sipas aktakuzës, i pandehuri D.Q, në cilësinë e personit zyrtar, gjatë periudhës qershor-gusht 2025, në tri raste të ndara, dyshohet se ka pranuar në mënyrë të tërthortë përfitime në të holla nga një person i privuar nga liria, me qëllim që të vepronte në përputhje me detyrën e tij zyrtare, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme shuma të ndryshme parash.
Sipas Prokurorisë, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënoj sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. Prokurori i Shtetit i ka propozuar Gjykatës, përveç shqiptimit të dënimit penal, edhe shqiptimin e dënimit plotësues “ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Prokuroria në Pejë. /Lajmi.net/

Lexo edheGjini pret në një takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë
Postimi i plotë: