Prokuroria kërkon që veteranëve t’iu ndalen pagat derisa të përfundon procesi gjyqësor për listat e fryra

Sot ka vazhduar seanca kundër të dyshuarve për fryrjeje Listave të Veteranëve. Në këtë seancë Prokurori Special, Enver Krasniqi, ka paraqitur kërkesën e tij që të pezullohet pagesa për 19 mijë veteranët deri në përfundim të procesit gjyqësor.
Sipas tij kjo duhet të bëhet me arsyen se “Si rezultati i veprës penale nga të pandehurit është dëmtuar buxheti i Kosovës dhe vazhdon të dëmtohet. Prandaj duke konsideruar buxhetin e Kosovës si interes publik, prokurori i shtetit ka autorizim të plotë ligjor për të kërkuar një gjë të tillë”, ka thënë Krasniqi, raporton Gazeta Express.
“Përfitues nga buxheti i Kosovës janë personat e tretë dhe një situatë e tillë kur me veprime e të pandehurve si rezultat i veprave penale dhe kur përfitojnë personat e tretë përcaktohet rregulli për të dëmtuarin, që në rastin konkret kemi dëmtimin e Buxhetit të Kosovës. Andaj bazuar në këtë fakt se personat e tretë të paraqitur në aneksin 1 të kësaj aktakuze si pasojë e veprës penale të të pandehurve nga 2015 deri në gusht 2018 kanë përfituar më shumë mbi 88 milionë euro”, ka shtuar ndër të tjera Krasniqi.
Lexo edheSkenderaj, për 9 vjet përfundon vetëm U-ja e kompleksit të banesave “UÇK”
Ndërsa dhjetë të akuzuarit të pranishëm në seancë janë deklaruar si të pafajshëm. Madje ata kanë thënë se aktakzua është e pabazuar.
Prokuroria Speciale e Kosovës, sot ka kërkuar nga Gjykata që të lëshohet urdhër arrest për dy të akuzuarit që kanë munguar në seancën e sotme, Ahmet Dakun dhe Xhavit Jasharin./GazetaExpress/














