BallinaLajmeProkuroria e quan “të dyshimtë” e Inspektorati do masa për vdekjen te...

Prokuroria e quan “të dyshimtë” e Inspektorati do masa për vdekjen te “44 katëshja”

Të ngjajshme

Zbulohet në Zvicër një rrjet mashtruesish të “romance scam”, arrestohen 10 persona

Policia zvicerane ka arrestuar dhjetë persona të martën në...

Policia në Gjakovë arreston në flagrancë një të dyshuar për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se përmes kanaleve zyrtare...

Muriqi mungon në stërvitje, në dyshim për ndeshjen ndaj Gironas?

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka munguar në stërvitjen e...

Haxhiu çon ftesa te partitë për takim nesër

Haxhiu nesër nis konsultimet për caktimin e datës së...

Kishte përfunduar orarin e punës, kur 55-vjeçari B.B nga Mitrovica ka rënë në një gropë 5 kate nën dhe në të cilën mbeti i vdekur të enjten mbrëma.

Vdekjen e tij në vendngjarje e kanë konstatuar ekipet e urgjencës, raporton KTV.

Punëtorët të cilët nuk kanë dashur të flasin para kamerës, kanë thënë se e kanë gjetur të vdekur kolegun e tyre në një pjesë në të cilën nuk kishte punime në objektin e njohur si 44 katëshja në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Laureta Ulaj, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka thënë se vdekja e punëtorit po cilësohet si e dyshimtë dhe se po vazhdojnë hetimet, derisa trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, rastin në fjalë e ka cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”. Me urdhër të prokurorit kujdestar të këtij departamenti, është lëshuar urdhëresë për ekzaminim mjekësor të trupit të pajetë. Prokuroria Themelore në Prishtinë, është duke marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e rastit në fjalë”, ka thënë Ukaj.

KTV-ja ka provuar që të flasë edhe me pronarët e kompanisë “Alba Group”, e cila është duke e ndërtuar objektin, por ata nuk kanë qenë të qasshëm gjatë ditës.

E ushtruesi i detyrës së Kryeinspektorit të Punës, Valon Leci, ka thënë se pas përfundimit të hetimeve, do të dalin me një konkluzion.

Leci thotë se janë shqetësuese vdekjet në vendet e punës.

Në periudhën Janar- Shtator të këtij viti, 9 punëtorë kanë vdekur në vend të punës, ndërkaq në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i punëtorëve që vdiqën në vend të punës ishte 15.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz