BallinaLajmePolicia në Gjakovë arreston në flagrancë një të dyshuar për vjedhje të...

Policia në Gjakovë arreston në flagrancë një të dyshuar për vjedhje të rëndë

Të ngjajshme

Policia e Kosovës ka njoftuar se përmes kanaleve zyrtare kanë pranuar informatë për një vjedhje në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë.

Njësitë patrulluese i janë përgjigjur thirrjes menjëherë, mirëpo personi i dyshuar (mashkull, i moshës madhore) ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

Zyrtarët policorë kanë nisur menjëherë grumbullimin e informacioneve dhe përshkrimit të personit për të bërë të mundur identifikimin dhe lokalizimin e tij.

“Falë reagimit të shpejtë dhe punës operative hetimore, pas një kohe të shkurtër, u arrit të ndalohej i dyshuari në një lokacion tjetër të qytetit. Gjatë kontrollit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar mjetet që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale, së bashku me mjetet monetare të vjedhura. I dyshuari B. K., i cili dyshohet se është i përfshirë edhe në disa raste të tjera të vjedhjeve, është intervistuar nga zyrtarët e Sektorit të Hetimeve dhe në koordinim me prokurorin e Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti “Vjedhje e rëndë” dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka njoftuar Policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka thënë se mbetet e përkushtuar në parandalimin e krimit dhe rritjen e sigurisë për të gjithë qytetarët. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz