Prokurori i Shtetit përcjell procesin e rivotimit në Istog
BILLI

Lexo edheGjermania ka 772 mijë vende të lira pune, këto janë kushtet që duhet të plotësoni

Prokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, për përcjelljën e rivotimit për Kryetar të Komunës së Istogut.
Koordinatorja nacionale së bashku me kryeprokurorin dhe prokurorët nga Prokuroria Themelore e Pejës, janë duke e përcjellur procesin e rivotimit për këtë komunë.
Prokurori i Shtetit, që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme për komunën e Istogut, ka angazhuar prokurorët e nevojshëm, të cilët do të përcjellin për së afërmi situatën gjatë procesit zgjedhor, ku janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë aty ku do të paraqiten pengesat në procesin zgjedhor.
Lexo edheGjermania ka 772 mijë vende të lira pune, këto janë kushtet që duhet të plotësoni
Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile të Republikës së Kosovës, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Prokuroria e Shtetit dhe Policiae Kosovës.