Një aksion i gjerë u zhvillua së fundi në vendin tonë.
Ky aksion lidhej pikërisht me arrestimin e të dyshuarve për krime të luftës në Kosovë.
Të arrestuarit dyshohen për krime të kryera në Masakrën e Reçakut dhe të tjera.
E derisa prokurori i Prokurorisë Speciale, Ilir Morina, po deklarohej në lidhje me detajet mbi këtë rast pati edhe një porosi për akterët politikë të cilët po tentojnë në vazhdimësi që t’i marrin meritat në lidhje me aksionet e të arrestuarit për krime lufte.
Morina ndër të tjerash potencoi se duhet bashkëpunim me Serbinë që kryesit e veprave të dalin para drejtësisë.
“Unë pash edhe reagime të akterëve politikë, pa i dhënë emër nacional po drejtësia nuk zhvillohet dhe qytetarët nuk mbrohen përmes deklarimeve politike. Kosova dhe Serbia kanë nevojë për një marrëveshje ku thellojnë bashkëpunimin në çështjen e krimeve të luftës. Vetëm atëherë mund të flasim nëse po zhvillohet ose jo një procedurë e rregullt ligjore”deklaroi ai, shkruan lajmi.net.
E mbi këtë aksion u deklarua pikërisht ministri i Mbrojtjes në detyrë, Xhelal Sveçla, por prokurori nuk dihet nëse iu referua atij apo dikujt tjetër.
Madje Sveçla në reagim e sipër tha se “ne do të vazhdojmë pa u ndalur në ndjekjen e kriminelëve të luftës, derisa secili përgjegjës të japë llogari për veprat e kryera. Mbi këtë qëllim hetimin e krimeve të luftës në kuadër të Policisë së Kosovës e kemi mbështetur pa rezervë e avancuar në sektori e Drejtori, duke ia dyfishuar numrin e personelit”.
Siç duket Sveçla tentoi që edhe në këtë rast t’i marrë meritat mbi vete, pa përmendur faktin se këto hetime u kryen ndër vite në bashkëpunim të Policisë, Prokurorisë e akterëve të tjerë në hetuesi e drejtësi./Lajmi.net/