Drenica në përgjithësi dhe Drenasi ne veçanti, janë ndër vendet që dhanë dhe sakrifikuan shumë për lirin, të cilën ne sot po e gëzojmë.
Vuajtje, burgosje, përdhunime, vrasje dhe maltretimet nga më të ndryshme, u bënë mbi popullatën civile shqiptare nga okupatori serb, shkruan drenicapress.info
Duke mos u pajtuar asnjëherë me pushtuesit, nga Drenasi ranë shumë dëshmorë e komandantë të çmuar, mbetën invalid shumë luftëtarë të lirisë, u prangosën dhe u maltretuan shumë qytetarë, u përdhunosën dhe u zhdukën shumë civil. Mirëpo, të gjitha këtyre vuajtjeve dhe maltretimeve u erdhi fundi, falë luftës çlirimtare të UCK-së, si dhe bombardimeve të NATO-së mbi okupuesit serb.
Dita e 14 qershorit mbetet në histori dhe në mendjen e çdo qytetari të Drenasi, në këtë ditë nuk mund të dëgjosh asgjë tjetër, përveç fjalë “liri”.
Për të bërë këtë ditë sa më madhështore, për të nderuar të gjithë të rënët dhe luftëtarët e lirisë, dita e dëshmorëve dhe e çlirimit të Drenasit është e mbushur me shumë aktivitete.
Aktivitet e komunës së Drenasit për ditën e nesërme, më 14 Qershor fillojnë që në orët e hershme (08:30) të mëngjesit, me homazhe në sheshin e Drenasit pranë shtatores së “Fehmi Lladrovcit”, për të vazhduar te varrezat e dëshmorëve dhe martirëve të Drenasit.
Në ora 09:30 do të organizohet një pritje për ish ushtaren kanadeze Sofie Boisvert Levesque.
Në ora 10:00 do të mbahet mbedhja solemne e Kuvendit Komunal.
Në orën 17:00 programi festiv në sheshin “Fehmi Lladrovci”
Ndërsa përmbyllja e aktiviteteve do të bëhet në ora 21:00 me finale e turnirit “Rasim Kicina”. /Drenica Press/
