back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeProfesori nga Skenderaj i drejtohet presidentit Thaçi, si i harrove këta emra...

Profesori nga Skenderaj i drejtohet presidentit Thaçi, si i harrove këta emra të Drenicës pa dekoruar (FOTO)

Të ngjajshme

Profesori i gjimnazit të Skenderajt, Nezir Bejta, përmes një statusi të tij në facebook, i është drejtuar Presidentit Thaçi me një pyetje, duke e pyetur Presidentin Hashim Thaçi, si është e mundur që në mesin e të dekoruarve të mungoj emri i mësuesit Halit Geci, i cili u vra në klasë nga forcat serbe e ku në varrimin e tij doli në skenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, transmeton Drenica Press.

“I nderuari President Thaçi,

Në listen e të dekoruarëve pashë dhjetra emra të personaliteteve, që kanë kontribuar në periudha të ndryshme kohore, çka më pëlqeu shumë. Por, kjo listë, i nderuari President, sikur ka një boshllëk. Aty nuk janë të përfshirë MËSUESIT, që për nëntë vite i vunë themelet e këtij shteti, që sot ne po e gëzojmë.
Si u bë që i harrove mësuesit, si e harrove Mësuesin Halit Geci,( por edhe dhjetra mësues të tjerë), të cilin gjakatarët serbë e vranë në klasë?! Si është e mundur ta harrosh këtë mësues, në varrimin e të cilit për herë të parë u shfaq Ushtria Çlirimtare e Kosovës?! Se je i ngarkuar me probleme “të mëdha”, këtë po e dime, por s’është dashur t’i harrosh ata, as nxënësit e tyre që ishin viktima të pafajshme. Në gjimnazin “ Hamëz Jashari” janë të vrarë dhjetë nxënës z. President, në SHMT “Anton Çetta, ” tridhjetë nxënës z. President, sa edhe në shkollën fillore “Shaban Jashari”.
Ne z. President i mësuam ata edhe në kohë lufte, por për fat të keq s’mundem edhe t’i mbrojmë. Na ke hyrë në hak PREESIDENT!”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz