Profesoresha nga Kosova kursen 15 vjet për të shkuar në Haxh
Profesoresha e muzikës Ajmone Dhomi, ka kursyer para gjatë 15 vjetëve për të shkuar në Haxh.
Dhomi, e cila ka shkruar disa libra shkollorë për muzikë, thotë se jeta e saj nuk do të ndryshojë edhe pas kthimit nga Haxhi.
Ajo thotë se gjyshen e ka pasur me fakultet teologjik para 100 viteve, dhe se para 50 viteve axha i saj e ka kryer medresen.
“Kështuqë edhe familje arsimdashëse edhe besimtarë të devotshëm”, shprehet ajo për REL.

Lexo edheHalil Kastrati përgatiti një surprizë të madhe për një familje, ja ҫfarë është ajo
Ajo thotë se ka agjëruar e është falur, por ka pasur shumë dëshirë edhe të shkojë në Haxh.
“Ju kam friku që një ditë vjen pensioni, e komeditë qysh vijnë punët e s’kam me pasë kushte materiale me shku. Kështuqë para 14-15 vjetëve këto para i kam nda në bankë dhe tash i paska ardhë kismeti me shku”, ka thënë ajo.














