back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeProblemi me mbeturinat, Rama: S’do të ndodhë më, nga e hëna e...

Problemi me mbeturinat, Rama: S’do të ndodhë më, nga e hëna e rikthejmë një shërbim të denjë dhe të qëndrueshëm për qytetarët

Të ngjajshme

10 mami shqiptare në pritje të ëmbël në të njëjtën kohë

Një rastësi e bukur ka bërë bashkë 10 mami...

Imri Ahmeti premton realizim 100% të planprogramit për Lipjanin

Kandidati për kryetar të Lipjanit ng radhët e Lidhjes...

Media holandeze raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

Tek Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë, këtë të...

A dështoi VAR-i në Superligën e Turqisë? Ky gol nuk ju pranua sulmuesit të Fenerbahces

Skuadra e Fenerbahces është duke luajtur ndaj Trabzonsporit, ndeshjen...

Xhafer Gashi: Ne kemi kthyer dinjitetin e qytetarëve tanë

Komuna e Obiliqit ka ndryshuar rrënjësisht nën udhëheqjen e...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se po i shfrytëzojnë “të gjitha kapacitetet alternative” për ta menaxhuar situatën me mbeturinat në kryeqytet, të shkaktuar nga ndërprerja e shërbimeve të Ndërmarrjes “Pastrimi”.

Kjo situatë, ai tha se është “kulmi i papërgjegjësisë institucionale dhe i një praktike të përsëritur të shantazhit”.

“Përkundër miliona eurove të investuara ndër vite, shërbimi i kësaj ndërmarrjeje ka qenë i paqëndrueshëm dhe, për fat të keq, është përdorur si instrument shantazhi për interesa të ngushta”, shkroi Rama.

Si kryetar i Prishtinës, ai tha se siguron që “qytetarët nuk do të penalizohen për shkak të kalkulimeve politike të askujt”.

“Gjatë gjithë vikendit, ekipet tona alternative kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në terren, 24 orë, për të rikthyer situatën nën kontroll”.

Rama tha se “që nga dita e hënë, shërbimi do të rikthehet në normalitet”.

“Qytetarët e kryeqytetit as nuk duhet e as nuk meritojnë të përballen me situata të tilla që cënojnë shëndetin publik dhe dinjitetin qytetar, dhe ju siguroj që kjo nuk do të ndodhë më!”

“Po ashtu, më lejoni të jem i qartë: si kryetar i Prishtinës, nuk kam ardhur për tu bërë pjesë e pazareve politike. Nuk marr pjesë në takime të fshehta ku negociohen interesa personale, e as nuk bëj koalicione për të bllokuar apo siguruar favore politike. Qëndrimi im është i pandryshueshëm – gjithmonë në interes të qytetarëve”, shkroi ai.

Rama thejsoi se “sabotimet” do të marrin fund.

“Fatkeqësisht, logjika e bllokadës dhe shantazhit është bërë mjet i politikbërjes, duke përfshirë edhe ndërmarrjen “Pastrimi”, e cila ka ndërprerë një shërbim jetik për qytetin. Por më lejoni t’ju them me bindje: epoka e sabotimeve dhe e keqpërdorimit të parasë publike merr fund tani, përfundimisht”.

“Nga e hëna, e rikthejmë një shërbim të denjë dhe të qëndrueshëm për qytetarët tanë – ashtu siç e meritojnë”, shkroi ai.

Rama i falënderoi qytetarët dhe ata që u mobilizuan pë ta mbajtur pastërinë e kryeqytetit. Ata, sipas tij, e kanë kuptuar tashmë “skemën e sabotimeve që po bëhen në kurriz të qytetarëve”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz