BallinaSportPritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi e “pushton” Turqinë

Pritet të ftohet nga Sylvinho, Seferi e “pushton” Turqinë

Të ngjajshme

I arratisuri për fajde në Prizren kërkohet edhe për tentim vrasjen e janarit

Njëri nga dyshuarit e kërkuar për rastin e fajdesë,...

Aksident tragjik në Tiranë

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme...

Në emergjencë në fazën sulmuese, Sylvinho pritet të rikthejë edhe një herë në Kombëtare, Taulant Seferin.

Ish sulmuesi i Tiranës ishte një pikë fikse në formacion në kualifikueset e Evropianit, por statusi i tij ndryshoi totalisht gjatë kualifikueseve të Botërorit, me Sylvinhon që nuk e ftoi në asnjë ndeshje.

Trajneri kuqezi pritet t’i rezervojë një festë Seferit pikërisht për ndeshjet më të rëndësishme, ato të fazës “play-off”.

Seferi po kalon një formë të shkëlqyer në Turqi ku këtë sezon ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar 7 asiste, shkruan Balkanweb.

Seferi ishte protagonist edhe në javën e 31-të ku dhuroi një asisit.

Jo vetëm kaq, por sulmuesi i Bodrumspor u përfshi nga “SofaScore” edhe në formacionin më të mirë të javës në Kategorinë e Parë në Turqi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz