Prishtina zgjohet me parulla për rastin Dehari [foto]
01
![Featured image for Prishtina zgjohet me parulla për rastin Dehari [foto]](/_next/image?url=https%3A%2F%2Fapi.drenicapress.org%2Fwp-content%2Fuploads%2F2016%2F11%2Fparulla-e1478945805699.jpg&w=3840&q=75)
Lexo edheNën kërcënim të armës tre persona rrahin një tjetër në Fushë Kosovë

Mbrëmë vonë në Prishtinë në zonën e sheshit “Nëna Terezë” janë shkruar disa parulla në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit.
Ato janë shkruar në objektin që e ndajnë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ajo e Diasporës, si dhe ajo e Bujqësisë, transmeton Koha.net.
“Astritin e vrau pushteti” dhe “Drejtësi për Astritin” janë dy parullat që janë shkruar në mur. Kapur me to është shkruar edhe “VV”.

Lexo edheNën kërcënim të armës tre persona rrahin një tjetër në Fushë Kosovë
Astrit Dehari vdiq në burgun e Prizrenit dhe ende nuk ka një raport final se Dehari është vrarë apo është vetëvrarë. Ajo që dihet nga raporti i autopsisë është se 26 vjeçi ka vdekur nga asfiksia, bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes.