HomeLajmePrishtina rikthen qarkullimin e mëparshëm në rrugët “Hekurudha” dhe “Vicianum” pas përfundimit...

Prishtina rikthen qarkullimin e mëparshëm në rrugët “Hekurudha” dhe “Vicianum” pas përfundimit të punimeve

Të ngjajshme

Xabi Alonso zgjedh shtatë lojtarë të paprekshëm te Chelsea!

Xabi Alonso është duke punuar në qetësi, derisa ende...

KQZ: Përfundon verifikimi dhe numërimi në 21 QKN, janë procesuar 71.65% e vendvotimeve

Në Qendrat Komunale të Numërimit është duke vazhduar procesi...

Anëtarët e rinj të BE-së do të kenë të drejta të kufizuara?!

Një grup shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian propozojnë që...

Zyrtare: Drita largon dy lojtarë të huaj nga skuadra

Skuadra e Dritës ka njoftuar zyrtarisht largimin e dy...

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për ndryshime në organizimin e trafikut në lagjen Lakrishte, pas përfundimit të një pjese të punimeve dhe riparimeve infrastrukturore në këtë zonë.

Sipas njoftimit zyrtar, është rikthyer qarkullimi i automjeteve në gjendjen e mëparshme në rrugët “Hekurudha” dhe “Vicianum”, me qëllim të përmirësimit të rrjedhës së trafikut dhe rritjes së sigurisë në komunikacion, raporton lajmi.net

Nga tani, rruga “Hekurudha” do të jetë me një kah të qarkullimit, duke filluar nga kryqëzimi me rrugën “Magjistralja M-2” në drejtim të rrugëve “Tirana” dhe “Bekim Fehmiu”.

Ndërkohë, rruga “Vicianum” do të funksionojë me një kah të qarkullimit nga kryqëzimi me rrugën “Ahmet Krasniqi” në drejtim të rrugës “Magjistralja M-2”.

Komuna ka bërë të ditur se rrugët “Bekim Fehmiu” dhe “Tirana” do të vazhdojnë të jenë të hapura për qarkullim në të dy drejtimet.

Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, në mënyrë që ndryshimet e reja të zbatohen pa pengesa.

Këto ndryshime vijnë pas përfundimit të punimeve infrastrukturore në një pjesë të lagjes Lakrishte, një zonë e cila gjatë muajve të fundit është përballur me kufizime dhe riorganizim të përkohshëm të trafikut./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz